Categories Sport

​Divorcet në Santiago Bernabeu: Rastet e ngjashme me Iscon dhe Solarin

Prishja e marrëdhënies mes mesfushorit spanjoll, Iscos, dhe trajnerit të Real Madridit, Santiago Solarit, nuk është as e para dhe as e fundit herë që një gjë e tillë ndodh në Real Madrid. Këtë gjë e dëshmon historia e klubit madrilen. Në futboll, për dallim nga sportet individuale, fati i një atleti varet shumë nga trajneri i klubit. Përderisa Solari thotë se atij i pëlqen Isco, faktet e thonë të kundërtën, pasi që 26-vjeçarit nuk po i besohet një vend në formacionin e parë, që e kishte gjatë kohës kur trajner ishte Julen Lopetegui, . Disa nga divorcet te “Los Blancos” janë ende tema shumë të ndjeshme për tifozët e klubit, siç dëshmohet edhe nga komentet që i bëjnë për njëri-tjetrin Iker Casillas dhe Jose Mourinho. Ndërsa, rastet si ai i David Beckhamit dhe Fabio Capellos patën fund të lumtur, pasi futbollisti anglez u kthye në skuadër dhe i ndihmoi trajneri italian ta fitojë titullin.

Disa raste u vendosën edhe para se të fillonte sezoni, si në rastin kur Jorge Valdano i kishte thënë Ivan Zamoranos se ai nuk e donte atë në skuadër. Megjithatë, kiliani kishte përfunduar si titullar në rrugëtimin e Real Madridit drejt titullit. Në anën tjetër, Vicente del Bosque e la Casillasin në bankën rezervë dhe e futi atë në ndeshje vetëm kur Cesar Sanchez pësoi një lëndim. Mirëpo, tani këta të dy kanë marrëdhënie shumë të mira dhe Casillasi kishte qenë portieri i parë i Spanjës së Del Bosque në garat si Kupa e Botës 2010 dhe Kampionati Evropian 2012.Ajo që po ndodh për momentin me Iscon është e ngjashme me atë që kishte ndodhur me Zinedine Zidanen dhe James Rodriguezin. Francezi nuk e lejoi kolumbianin të bëhej pjesë e rëndësishme e skuadrës së tij, ashtu siç pritej nga James për shkak të 75 milionë euove që paguan “Los Blancos” për të në vitin 2014. Tani, kolumbiani është i huazuar në Bayern Munich. E ardhmja e Iscos është e pasigurt pasi që ai nuk është i kënaqur me situatën aktuale në klub. Spanjolli ishte titullar ne vëtëm dy nga 16 ndeshjet e Solarit deri më tani. Një gjë e tillë nuk po ndodh për herë të parë në Santiago Bernabeu dhe këto janë disa nga rastet që kanë ndodhur më parë:

Valdano – Zamorano: Trajneri nuk e donte atë, por ai rezultoi të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën Del Bosque – Casillas: Zëvendësues deri kur u lëndua Cesar në finalen e Ligës së Kampionëve

Capello – Beckham: Anglezi u detyrua të stërvitej i vetëm për një muaj, mirëpo u kthye për ta fituar ligën Pellegrini – Guti: I dënuar për dy muaj pas përleshjes në Alcorconazo Mourinho – Casillas: Incidenti më i madh në epokën e Mourinhos në Bernabeu Zidane – James: Kolumbiani i shkaktonte dhimbje koke trajnerit francez

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME