Categories Lajme

1 mijë naftëtarë të Ballshit rrezikojnë të mbeten pa punë

1 mijë punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh rrezikojnë sërish të mbeten pa punë.

“Tosk Energy”, kompania e cila ka vënë në punë rafinerinë, mund ta mbyllë atë, pasi  rezulton me 12 milionë Dollarë humbje në 6 muaj, si pasojë e mungesës së lëndës së parë.

Përfaqësuesit e saj bëjnë përgjegjëse kompaninë Bankers Petrolium se nuk u siguron sasinë e nevojshme të naftës bruto, siç përcaktohet në kontratën që ata kanë nënshkruar 6 muaj më parë.

Arjan Korini, përfaqësues i “Tosk Energy”: Është e vërtetë që gjatë kësaj periudhe rafineria ka punuar me një kapacitet më të ulët dhe se gjysma e kapacitetit mesatar të punës, nuk po flasim me kapacitet maksimal. Dhe pengesë për këtë ka qenë furnizimi me lëndë të parë, që është nafta bruto . E cila fatmirësisht ekziston në nëntokën tonë dhe fatkeqësisht pjesa më e madhe e saj eksportohet duke u përpunuar në rafineritë e huaja. Puna me kapacitet të ulët ka sjellë një përkeqësim të vazhdueshëm të treguesve ekonomiko-financiar të kompanisë duke sjellë edhe humbjen që ju cituat dhe që ne kemi bërë ankesë në bazë të shqetësimeve tona.

Firma “Tosk Energy”, e cila ka lidhur një kontratë qiraje me pronarin e kompanisë Byllis Energji dhe që sot menaxhon uzinën e Ballshit ka ofruar edhe garanci financiare në vlerën e 25 milionë Dollarëve për Bankers Petrolium, për një furnizim prej 50 mijë ton naftë bruto. Arjan Korini, përfaqësues i Tosk Energy thotë se kjo marrëveshje nuk është respektuar.

“Ne jo vetëm që kemi tërhequr sasinë,por po flasim për kërkesën tonë për sasi më të mëdha, dhe duke marrë parasysh edhe kërkesat për rritje të prodhimet dhe vështirësitë që mund të përballet bankers në këtë drejtim, ne dhe partnerët tanë strategjikë i kanë ofruar bankers ndihmë në investime me qëllim rritjen e prodhimit dhe destinacioni final të jetë furnizimi periodik. Marrëveshja e arritur me Bankers është për një sasi  jo më shumë se 23 mijë ton në muaj, kaq na është ofruar, por edhe mënyra e furnizimit është e tillë që nuk siguron një vazhdimësi të njëtrajtshme në rafineri. Pasi furnizimi bëhet vetëm në periudha që kompania naftënxjerrësë i ka të lira në programin e vet, kundrejt eksporteve që bën”.

Pretendimit të Bankers, se “Tosk Energy” nuk i është përmbajtur  marrëveshjes, “Tosk Energy” thotë se firma i ka përmbushur kërkesat, megjithatë janë të gatshëm për takime.

“Ndoshta të na e gjonin direkt se cila është kjo pikë që nuk e kemi përmbushur dhe të uleshim në takime, fakt është që ne kemi punuara me kapacitet të ulët dhe garancitë tona financiare është ofruar për tu furnizuar me sasitë më të mëdha”

TV Klan ka siguruar edhe një dokument te dorëzuar pranë Autoritetit të konkurrencës për të parë nëse ka apo jo abuzim me pozitën dominuese të Bankers që nuk tregton naftë një sektori strategjik siç është Armo.

“Tosk Energy”, e cila ka mbështetjen e grupit Gunvor Oil, thotë se është futur në këtë industri me synime afatgjata. Por mungesa e lendës së parë po ia vështirëson punën.

“Rafineria e Ballshit është një teknologji e vjetruar dhe qëllimi hyrjes ishte rinovimi jo vetëm në prodhim por edhe në produkte”.

Që prej vënies në pune të rafinerisë së Ballshit, “Tosk Energy” ka shlyer çdo detyrim ndaj punonjësve, taksave të shtetit dhe palëve të treta. Por mbyllja e rafinerisë mund t’i rikthejë problemet financiare për Armo-n dhe 1 mijë punonjësit e saj, që janë ngritur jo pak herë në protesta gjatë këtyre viteve si pasojë e ndërprerjes së punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME