Categories Lifestyle

10 gjërat që nuk duhet të prekni kur shkoni në spital

/ATSH/-Spitalet janë vendi ku kurohen dhe vizitohen njerëz, me sëmundje të ndryshme, prandaj duhet të dini se cilat janë sendet që kurrë nuk duhet t’i prekni, kur të shkoni në spital, për të mirën e shëndetit tuaj.

  1. Perdet e privatësisë

Bakteret, viruset dhe mikrobet rrinë në çdo sipërfaqe. Në spital, për shkak të pacientëve të shumtë, punonjësve dhe vizitorëve, objekte e përdorura më shpesh mbartin shumë mikrobe, viruse e baktere. Perdet e privatësisë i mbartin këto, prandaj përpiquni të mos i prekni.

  1. Binarët e shtratit

Bakteret dhe mikrobet jetojnë me javë të tëra në çelik dhe inoks. Duke marrë parasysh se shtretërit e spitaleve zakonisht janë prej këtyre materialeve, dhe bakteret që qëndrojnë aty shkaktojnë diarre. Edhe nëse i pastron ato, përsëri mikrobet qëndrojnë aty. Dritare.net ju sugjeron të shmangni kontaktim me binarët e shtretërve.

  1. Tavolinën e ushqimit

E keni parasysh atë tavolinën që përdoret për t’u dhënë ushqim të sëmurëve? Sipas studiuesve, ajo është një nga gjërat që preket më shpesh, dhe kjo do të thotë se bakteret depozitohen në sasi të mëdha. Tregoni kujdes sepse infeksionet janë të rënda, saqë mund të çojnë në vdekje.

  1. Shtylla e serumit

Shtylla ku varet serumi, strehohen koloni bakteresh që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione, të cilat janë më pas të vështira për t’u trajtuar dhe jashtëzakonisht të rrezikshme. Dritare.net ju sugjeron të shmangni kontaktin fizik me këto shtylla.

  1. Butonat e ashensorit

Mjekët, infermierët, dhe të gjithë të tjerët e përdorin ashensorin vazhdimisht. Të gjitha bakteret e marra nga sendet e lartpërmendur, kalojnë në butonat e ashensorit, sapo e prek atë. Mes shumë sëmundjeve të mund të ju prekin kur përdorni ashensorin, është dhe diarreja, pneumonia, meningjiti, etj. Gjithashtu, mbani mend se nuk është një vend që pastrohet ndonjëherë. Dritare.net ju këshillon të mbani një pecetë, kur shtypni butonat e ashensorit.

  1. Krahët e karrigeve të vizitorëve

Të gjithë vizitorët e pacientëve ulen në karriget e pritjes, dhe bakteret e mikrobet, aty, janë të shumta. Studimet kanë treguar se bakteret e gjendur aty janë të një niveli të rrezikshëm, që mund të shkaktojnë infeksione të traktit urinar, ose të dëmtojnë plagët, nëse keni.

  1. Telefonin

Telefonat e spitalit nuk kanë tendencë të pastrohen shpesh, dhe normalisht janë të mbushura me mikrobe e baktere. Nëse nuk doni të sëmureni dhe ju, shmangni përdorimin e telefonit të spitalit.

  1. Rubineti i ujit

Sipërfaqet e vështira të tualeteve, në spitale, janë zakonisht të kontaminuara me materiale fekale dhe baktere të tjera. Çdo rubinet në spital është i papastër dhe shkaktojnë sëmundje, nëse i prekni. Merrni një peshqir, ose letër, kur hapni rubinetin e ujit.

  1. Doreza e derës

Mjekët, infermierët, pacientët, apo vizitorët i përdorin dyert për të lëvizur nga njëra dhomë në tjetrën. Mbani gjithmonë mend, sa herë ta hapni një derë, lani duart, sepse pavarësisht sa pastrohen dorezat,ata përsëri janë plot mikrobe e baktere.

  1. Gjërat që stafi mjekësor përdor shpesh

Çdo gjë që preket shpesh ka baktere. Prandaj, gjithmonë mbani parasysh, kur të shkoni në spital mos prekni gjëra që janë shumë të prekshme, nga stafi mjekësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME