Categories Lajme

Hyn në fuqi ligji/ Nargjilet nuk lejohen në ambiente të mbyllura

Pas ndalimit të duhanit në ambientet e mbyllura, nga dita e sotme hyn në fuqi ndryshimet në ligj përmes të cilave ndalohen edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike, shisha, nargjile apo cigare me shije mente e tjera produkte të duhanit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga sot hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Me ndryshimet e bëra në ligj për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit, nga sot ndalohet duhanpirja në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile.

“I paralajmëruari, gjysëm i shpëtuari!  Sot hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Në ambientet e mbyllura ndalohet:duhani, cigarja elektronike
duhani me ngrohje, shisha/nargjile, shitja e çdo produkti duhani nën 18-vjeç.  Paralajmërimi i fundit! Zbato ligjin, zgjidh shëndetin. Jo duhanit”, -thotë ministrja. Me ligjin kundër duhanit ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

Një pikë tjetër që ndryshon me ligjin e ri është detyrimi që u vendoset prodhuesve dhe importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë, gjë e cila do të bëjë të mundur një monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen, bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend. Po kështu, janë forcuar masat administrative për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme. Sipas statistikave 25 % e vdekjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1% e vdekjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin. z.tosku/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME