Categories Lajme

137 kg ko.k.ainë/ Artan Hoxha pl.as bom.mbën, tregon personin më të rëndësishëm

Gazetari i njohur për çështjet e kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka komentuar sot operacionin ndërkombëtar në Durrës ku u sekuestrua 137 kg kokainë.

Sipas Hoxhës është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, sipas tij me një karrierë të gjatë në këtë fushë.

“Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Në nivele të tilla bexhi është gjëja më qesharake. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Ne e dimë shumë mirë si dilet dhe hyhet në Portin e Durrësit. Duhet të dimë: Kjo linjë sa ka kohë që vepron? Është kjo rruga e parë, e 10, e 15? Kush është pas kësaj historie?”.

Gazetari Hoxha theksoi se deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë. “Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri. Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka”, u shpreh Artan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME