Categories Lajme

5500 biznese pa nevojë për leje mjedisore

5500 biznese që operojnë në fusha të ndryshme nuk do të kenë më nevojë për leje mjedisore. Sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kjo leje ishte një barrë për këto biznese.

“Sa i përket lejeve mjedisore të tipit C besoj e keni të qartë opinionin e Ministrisë së Mjedisit që tashmë kemi paraqitur ndryshimin e vendimmarrjes së menaxhimit të mbetjeve për heqjen përfundimtare të lejeve C. Kjo leje ka qenë një barrë për disa biznese që shtrihen në vendin tonë. 5500 subjekte kanë qenë të detyruara të gjobiten me lejen C që për logjikën e Ministrisë së Mjedisit është një kundërshti me realitetin”.

I pyetur për kërkesën e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kalimin e lejeve mjedisore në varësi të pushtetit lokal, Klosi thotë: “Besoj më njihni prej kaq shumë vitesh dhe asnjëherë nuk reagoj për deklarata e kolegëve dhe për ato çfarë ndodhin brenda problematikave tona. Ushtari i mirë Zhvejk ndodhet kudo në Shqipëri”. Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se këtë vit rritja e ofertave turistike solli edhe një numër më të lartë turistësh. Sipas Klosit në vitin 2019 vendin tonë pritet ta vizitojnë 6.7 milionë turistë. Zhvillimi i industrisë së turizmit, tha Klosi, do të sjellë edhe rritje të punësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME