Categories Lajme

Berat, mashtronin me kreditë qytetarët, shoqërohen dy persona

Janë arrestuar ditën e sotme  dy persona nga Policia e Beratit pasi akuzohen si të përfshirë në skemën e mashtrimit me kreditë, të shkatërruar në Janar të këtij viti. Bashkë me ta shkon në tetë numri i të arrestuarve dhe hetuarve nga ky operacion. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kredia”, i finalizuar në janar 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare, në vijim të hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, është bërë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për ndalimin e shtetasve E. I., 26 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Nga hetimet disamujore të kryera janë siguruar prova bindëse për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar gjatë operacionit dhe bashkëpunëtorët e tjerë që janë shpallur në kërkim”, njofton policia. Sipas policisë këta persona përvetësonin shuma të hollash me anë të mashtrimit, duke nënshkruar edhe kontrata huaje në emër të një shoqërisë me objekt veprimtarie dhënie kredie, me qëllim përvetësimin e shumave të lekëve, gjë për të cilën kjo shoqëri nuk kishte dijeni. Tashmë materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME