Categories Lajme

2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç humbin betejen, 195 raste të reja, 9 humbje jete në 24 orë

Vijon të jetë i lartë numri i vdekjeve me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 195 raste të reja dhe 9 viktima.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME