Categories Kuriozitete

2020 një vit i brishtë, ja arsyeja përse shkurti ka 29 ditë një herë në katër vjet

Do të quhet një vit i brishtë, Viti i Ri 2020 i cili trokiti në mesnatë edhe në Shqipëri. Muaji shkurt do të ketë 29 ditë, një rregull ky që përsëritet një herë në 4 vite.

Por çfarë është një vit i brishtë?
Është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.

Rregulli
Ajo e kalendarit gregorian thotë: «Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.

Tradita anglo-saksone
Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhesipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të të fejuarit të martohet me do. Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Historia
Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij. Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të el iminonte 3 vite të brishta, kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.

Vit i brishtë, vit i trishtë
Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tr agjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balen lind çdo katër vjet. Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.

Të lindurit në 29 shkurt
Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461. Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat. Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars.

Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”?

“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt ë çdo katër vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME