Categories Lifestyle

Akromegalia, sëmundja që rrit rre.zikun e sëmundjeve të zemrës, ja si kurohet

“Akromegalia është sëmundja endokrine me bazë të prodhimit të hormonit somatropinë (hormone i rritjes), e cila prodhohet nga pjesa e përparme e gjëndrës hipofizë, që zë vend në mes të trurit. Prodhimi i tepërt i këtij hormoni zhvillohet duke trashur indin kërcor dhe sidomos qelizat kockore të gjymtyrëve të gjata, zmadhohen nofullat, hunda, gjymtyrët dhe veshët. Sigurisht, s’mund të përjashtohet edhe zemra. Fibrat muskulare të zemrës zmadhohen, trashen deri në masën e kardiomiopatisë hiper- trofike e më vonë e dilatuar“,pohon doktori.

Akromegalia zakonisht prek të rriturit e moshës së mesme, megjithëse mund të zhvillohet në çdo moshë. Për shkak se akromegalia është e rrallë dhe ndryshimet fizike ndodhin gradualisht, gjendja nganjëherë kërkon shumë kohë për t’u njohur. Nëse nuk mjekohet menjëherë, akromegalia mund të çojë në sëmundje serioze dhe madje mund të bëhet kërcënuese për jetën. Por trajtimet në dispozicion mund të zvogëlojnë rrezikun për komplikime dhe të përmirësojnë ndjeshëm karakteristikat e gjendjes suaj.

Simptomat

Një shenjë e zakonshme e akromegalisë janë duart dhe këmbët e zmadhuara. Njerëzit me këtë çrregullim, shpesh vërejnë se nuk janë në gjendje të vendosin më unaza dhe se madhësia e këmbës është rritur në mënyrë progresive. Akromegalia mund të shkaktojë gjithashtu ndryshime graduale në formën e fytyrës suaj, të tilla si një nofull e sipërme e zgjatur, një hundë e zmadhuar, buzët e trasha dhe një ndarje më e gjerë midis dhëmbëve tuaj.

Për shkak se akromegalia ka tendencë të përparojë ngadalë, shenjat e hershme mund të mos jenë të dukshme për vite me radhë. Ndonjëherë, njerëzit e vërejnë gjendjen vetëm duke krahasuar fotografi të vjetra me ato më të reja. Paraqitja e rastit Doktori sjellë në vëmendje edhe rastin e një pacienteje. “Pacientja me inicialet F.S, e datëlindjes 04.07.1953 , pra 65 vjeç, qysh në pamjen e parë të paraqitur para mjekut vërteton diagnozën e Akromegalisë, me nofulla e hundë të madhe, veshë po ashtu, me gjymtyrë më të zgjatura se të zakonshmet, me duar, pëllëmbë e gishta të trashura, çalon, me kifoskoliozë të shprehur, me cianozë të buzëve duke gulçuar.

Pra, jemi para hormonit të shtuar të rritjes (somatropine), që rrjedh nga tumori adenomë e hipofizës. Natyrisht u mor anamneza e pacientes, e cila tregon se qysh në moshën 32-vjeçare te fiziku i saj nuk shkonte diçka dhe pas 10-vjeçarit të parë, ndjeu ankesat e para. Ndërkohë ishte diagnostikuar me akromegali nga mjeku endokrin në vitin 2007, pra në moshën 54-vjeçare. Në atë kohë shfaqen dhimbje artikulacionesh dhe mjekohet për artrit reumatoid duke marrë mjekimet përkatëse, por si manifestim i akromegalisë, në vitin 2007 mjekohet për HTA dhe në vitin 2014, për asthëm bronkite.

Shfaqja e diabetit të rritur në vitin 2016 plotësoi kuadrin e plotë të shtimit të hormonit të rritjes së somatotropinës. Shifrat e sheqerit janë shumë të larta 205 dc/mol. Por të gjitha shenjat dhe mjekimet e më- sipërme, të përshkruara me hollësi, në kuadrin e përgjithshëm janë plotësuese të sëmundjes, siç është sëmundja e akromegalisë, të përcaktuara saktë në diskutimin e më- poshtëm. Në vitin 2018, i shfaqet cist në veshkën e djathtë, nuk është shkak i dhimbjeve të mesit, por i shtyllës kurrizore, sepse shtypen radikat e nervave”, bën me dije më tej doktori.

Sipas tij, akromegalia apo shtimi i hormonit të rritjes që prodhohet në hipofizë, ka një ndikim të rëndësishëm mbi zemrën, por është ndikim indirekt nëpërmjet suprarenales mbi zemrën. Akromegalët kanë shpesh dispne në sforco, kryesisht e lidhur me insufi- ciencën kardiake ose një kifoscoliozë e rëndë me fibrozë pulmonare.

Mjekimi

Sa i takon mjekimit, doktori shton: “Natyrisht me operacion në tru, për heqjen e tumorit hypofizar, nëpërmjet kirurgjisë transfenoidale. Përdoret edhe radioterapia. Në qoftë se është e pamundur, bëhet mjeki- mi sipas diagnozave transfenoidale që rrje- dhin prej saj, si insuficienca kardiake, in- farkti miokardiak, çrregullimet e ritmit, të cilat trajtohen me sukses”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME