Categories Lajme

287 mijë Euro për ndërhyrje? Kryemadhi: Edhe seksin ta kisha ndryshuar nuk do kisha paguar kaq shumë lekë

“Edhe seksin ta kisha ndryshuar nuk do kisha paguar kaq shumë lekë…” Kështu u shpreh Monika Kryemadhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Opinion.

Përgjigja e shkurtër erdhi pasi gazetari Blendi Fevziu e pyeti se çfarë ndërhyrjesh kishte bërë që kishte shpenzuar 287 mijë euro, siç pretendon në kallëzimin e bërë këtë të enjte avokati Idajet Beqiri.

Kallëzimi i dorëzuar në SPAK nga avokati ka në fokus trajtimet estetike që familja e ish-Presidentit, tashmë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer në spitale në San Marino dhe Vjenë.

Avokati pretendon se në bazë të disa verifikimeve të kryera, ai ka siguruar të dhëna që tregojnë se Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kanë kryer ndërhyrje estetike dhe pagesat kanë qenë të larta.

Beqiri ka dorëzuar në SPAK një faturë spitali me vlerë mbi 287 mijë Euro për të cilën thotë se është pagesa për një ndërhyrje të kryer nga Monika Kryemadhi dhe transferta është bërë nga një llogari offshore në Qipro./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME