Categories Lajme

Von der Leyen mbërrin në Kiev dhe takon Zelenskyy-n. ‘Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë’

UKRAINË- Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen po zhvillon një vizitë në Kiev.

“Duhet të them, se procesi i antarësimit është në rrugë të mbarë”, tha presidentja në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev. “Eshtë impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju.” Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.

Zelenskyy tha, se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. “Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”, u shpreh me besim Zelenskyy.

BE-ja në qershor 2022 zyrtarisht e pranoi Ukrainën në grupin e vendeve kandidate. Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë, vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi, se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Banka Europiane e Investimeve (EIB) i ka paguar Ukrainës një pjesë të paketës së kredisë miliardëshe. 500 milionë eurot e transhit të parë të paketës kanë mbërritur në vendin e sulmuar nga Rusia, komunikoi Komisioni i BE-së. Me këto para do të riparohen rrugët e urat e dëmtuara si dhe infrastruktua hekurudhore. Edhe sipërmarrjet e rëndësishme shtetërore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave do të mbështeten.

EIB i ka premtuar Kievit në korrik një kredi prej gjithsej 1,59 miliardë euro, që do të mbështeten me garanci nga buxheti i BE-së. Nga kjo shumë janë parashikuar 1,05 miliardë euro si ndihmë emergjence, për të financuar riparimet – këtu bën pjesë edhe shuma e paguar tani si dhe 540 milionë euro për projektete ekzistuese, që Banka e BE-së i ka mbështetur më parë. Banka e Investimeve i ka paguar më parë Ukrainës edhe kredi emergjence në vlerën mbi 668 milionë euro. Përveç këtyre kredive Ukraina merr edhe para direkt nga BE-ja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME