Categories Lajme

3 CEO në 3 ditë! Zëvendësohet shpejt Mira Murati, çfarë ndodhi

Emmett Shear (ish-bossi i Twitch) është vënë në krye të OpenAI. Kështu raportojnë ditën e sotme mediat e huaja. Kjo lëvizje është e papritur për të gjithë, kjo pasi shqiptarja nga Vlora, Mira Murati u zgjodh të premten pasdite si CEO e përkohshme, fill pas shkarkimit të Sam Altman nga bordi i OpenAI.

Pra, për 3 ditë, udhëheqja e kompanisë ka kaluar në 3 persona të ndryshëm. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, CEO i sapozgjedhur, Shear shkruan se i është besuar posti i një prej kompanive më të rëndësishme në botë, dhe se do bëjë gjithçka për ta fuqizuar. Ai ka theksuar po ashtu planin e tij me 3 pika për 30 ditët e ardhshme, që nga punësimi i një hetuesi të pavarur për të gjithë procesin e punës në kompani e deri te reformimi i plotë i menaxhimit dhe skuadrës drejtuese për rezultate të frytshme në vijim.

Ndërkohë le të ndalemi pak te Murati. Ajo ka lindur në Vlorë e është rritur në Shqipëri, ndërsa në moshën 16 vjeçare ka emigruar në Kanada, atje ku duket se ka pasur shumë suksese në fushën teknologjike. Para se të merrte timonin e OpenAI përkohësisht, ajo ishte drejtoresha e teknologjisë në këtë kompani të madhe. Sipas mediave të huaja, Murati bashkë me punonjës të tjerë të kësaj kompanie kundërshtuan shkarkimin e CEO-s së parë Altman. Madje dhe investitorë të rëndësishëm të Microsoft kërkuan që Altman të kthehej në kompani si shef ekzekutiv.

Të Dielën mbrëma, duket sikur kërkesat e tyre u morën parasysh, pasi Altman u rikthye në zyrën e tij. Por kjo nuk zgjati shumë. Shumë shpejt, stafit iu bë me dije se një CEO i ri do të merrte drejtimin e kompanisë.

Këto 3 ditë kanë qenë jo të mira për OpenAI, e frika ekziston edhe për Shear, se a do të mundë ai të sigurojë suportin e investitorëve. Ndërkohë, s’është ende e qartë se çfarë ka ndodhur me Mira Muratin. Por ajo ka shkruar në “X” një fjali të vetme: OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME