Categories Sport

Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe

Pesë ndryshime ka në formacionin e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe. Trajneri Sylvinho ka bërë publik formacionin që do të hedhë sonte në fushë duke kërkuar fitoren në ndeshjen e fundit për të mbajtur vendin e parë në grup.

Strakosha zëvendëson Berishën, Balliu zëvendëson Hysajn, Keidi Bare ul në stol Ramadanin, Uzuni-Seferin dhe Mirlind Daku merr vendin e Cikalleshit.

Formacioni i Shqipërisë:

Thomas Strakosha

Ivan Balliu

Berat Gjimshiti (c)

Ardian Ismajli

Mario Mitaj

Kristjan Asllani

Keidi Bare

Jasir Asani

Nedim Bajrami

Myrto Uzuni

Mirlind Daku

Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, sfida për vendin e parë në grup

Shqipëri – Ishujt Faroe, sfida që luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin Air Albania dhe transmetohet në Tv Klan, është ndeshja e fundit e eliminatoreve për Euro 2024.

Shqipëria është kualifikuar për në Europianin e Gjermanisë 2024, por kërkon fitoren sonte për të mbajtur vendin e parë në grup. Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur festë dhe surpriza për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024.

Stadiumi Air Albania është i mbushur në kapacitet të plotë nga tifozët kuqezi për të mbështetur kombëtaren dhe për të festuar së bashku me ta. Emocionet kuqezi të ndeshjes Shqipër – Ishujt Faroe do të keni mundësi t’i ndiqni falas në ekranin e televizionit Klan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME