Categories Lajme

3 orë i plagosur mes maleve, mbërin në Tiranë çobani që u sul.mua nga ariu

Ekrem Onuzi 45-vjeç nga Kukësi është sulmuar paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.  Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore. Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.

Pas rreth tre orësh pritjeje ai është nisur me një helikopter ushtrak drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri ka ndaluar fillimisht në aeroportin e Kukësit ku ka marrë familjarët e tij dhe dhe mjekë të spitalit të Kukësit për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e parë mjekësore. Disa banorë të zonës kanë ndezur edhe një zjarr në mes të maleve ku ndodhej Onuzi për të bërë të mundur lokalizimin e tij nga helikopteri i cili është nisur drejt Tiranës në orën 13:20 minuta.

Report Tv siguron pamjet e gjendjes së 45-vjeçarit që u sulmua nga ariu në Kukës. Ekrem Onuzi ka plagë në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesë të tjera të trupit nga ‘lufta’ me ariun në mal. Bariu u transportua nga malet e Kukësit në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar pasi ka dëmtime të shumta në trup.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME