Categories Lajme

Nga viti 2014 në 2019, si dështoi hapja e negociatave

Ardit Hoxha

Vendimi i Francës për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian dhe deklaratat e Presidentit Makron shkaktuan dëshpërim në të dyja vendet.

Por, vendimi i marrë në mbledhjen e 17/18 tetorit nuk ishte “guri” i fundit në një panoramë me kushte dhe pika për t’u plotësuar, që Shqipërisë i vihen që nga viti 2014, kur morëm statusin e vendit kaniddat. Në vitin 2015, vetëm një vit pasi Shqipëria ishte zyrtarisht një vend kandidat për të hyrë në BE, Shqipërisë i caktohen 5 prioritete kyçe.

Duke filluar që nga depolitizimi i administratës, forcimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar e deri te respektimi i të drejtave të njeriut, ishin fushat kryesore ku Bashkimi Europian kërkonte progres nga Shqipëria, para se të fillonte procesi i negociatave. Një vit më vonë, në qershorin e 2016-ës, Gjermania kërkon të plotësohen 7 kushte. Reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, dhe drogës, të drejtat e njeriut, përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit ishin 7 kushtet e Gjermanisë për të hapur negociatat me Shqipërinë. 2 vite me vonë, në qershor 2018, Komisioni Europian rekomandon nisjen e negociatave në vitin 2019 në varësi të progresit në fusha të caktuara, si drejtësia.

Por edhe këtë herë, vendet anëtare refuzuan, edhe pse në mediet shqiptare nga Kryeministri Rama u pretendua se ishte marrë një datë për nisjen e bisedimeve. Për të ardhur në vitin 2019, kushtet e Bundestagut gjerman shkuan në 9 edhe pse dha dritën jeshile që të hapeshin negociatat. Por edhe pas këtij vendimi pozitiv të Gjermanisë, pengesë vijoji të mbetej Franca dhe disa vende të tjera, që e konsideruan të nxituar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një intervistë për “Western Balkans”, Frederic Mondoloni, drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme franceze, njohës shumë i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka sqaruar se vendi i tij nuk është kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe që ato të hapin procesin e negociatave, por thjesht dëshiron që së pari të bëhet një reformim i unionit dhe më pas të mendohet për zgjerimin.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për pozicionin francez. Këshilli Europian ishte i ndarë në lidhje me këtë çështje, disa nga vende mbronin hapjen e negociatave për të dyja vendet, të tjera dëshironin hapjen e negociatave vetëm për një vend. Pika kryesore është se Franca nuk është kundër, por për hapjen e negociatave duam t’i shohim kushtet të plotësuara. Ne nuk jemi të vetmit kundër në mesin e 27 shteteve anëtare. Ne kemi nevojë për të reformuar këtë politikë dhe ky është një program ambicioz, gjithashtu edhe një angazhim i Presidenti Makron”, tha Mondoloni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME