Categories Sport

30 mijë tifozë turq “pushtojnë” Parisin, blindohet qyteti

Në stadiumin “Saint Denis” të kryeqytetit Paris nuk zhvillohet thjesht një ndeshje futbolli, sepse është edhe një politike. Janë rreth 30 mijë tifozë turq që kërkojnë një biletë në stadium për super përballjen e Grupit H, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Të gjithë kanë mbërritur në Paris nga Belgjika dhe sidomos Gjermania, ku komuniteti turk është shumë i fuqishëm. Ata janë gati të vërshëllejnë himnin francez dhe të përkrahin futbollistët turq me përshëndetje ushtarake. Autoritetet franceze kanë marrë shtesë masa duke rritur numrin e agjentëve në të terren (600) dhe të stjuardëve në stadium (1400), për të parandaluar përplasjen mes dy tifozerive e veçanërisht të ultrasve të PSG-së me ata të Galatasaray-t.

Marsejezja do të këndohet me volum të lartë, për të mbytur vërshëllimat e mundshme të mbështetësve miq. Në tribunën VIP do të mungojnë presidentët e vendeve respektive, Macron i Francës dhe Erdogan i Turqisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME