Categories Lajme

300 raste të reja dhe nje humbje jete

Ministria e Shëndetësisë: 3,843 testime, 319 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 221 të shëruar në 24 orët e fundit . Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,843 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 319 qytetarë, në këto bashki: 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd. Janë 5,270 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME