Categories Lajme

A do të jetë ai kryetari i ri i Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

I pyetur nese aspiron te marre kreun e PD-se, Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk e ka fshehur ambicien për drejtimin e PD-së në të ardhmen, mirëpo ai thekson se të flasë për ambicie personale në këtë situatë të vështirë që po kalon PD do të ishte lëvizje e nxituar.

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News, Belind Këlliçi deklaroi se sot më e rëndësishmja është të bashkohet e gjithë PD-ja në luftën kundër Edi Ramës dhe të dalin në protesta, gjë e cila është në gjenezën e PD-së.

Ndër të tjera, Belind Këlliçi thotë se Basha sot është vetëm një deputet, duke shtuar se pretendimet e Bashës që ai lufton për partinë ndërsa të tjerët për karrige janë përralla. Belind Kellici

Turp t’i vijë që flet me atë gjuhë. Z.Basha sot është thjesht deputet i PD-së. T’i lëmë përrallat që ky bën betejën për PD dhe të tjerët për karrige. Vëllai im është një nga krenaritë më të mëdha që kam në jetë. Sulm i ulët i porositur nga një rrjet i ngushtë i Bashës. Nuk përbën asnjë shqetësim. Vëllai im është një nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria në fushën e energjisë së rinovueshme.

Në vend që të përshëndetet dikush që kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij. Ka punuar për një vit si këshilltar ligjor, në momentin që unë u shpalla drejtues politik, ai u tërhoq nga ky post. Zoti Basha mund të shkojë të pyesë në sekretariatin e ambasadës për të vërtetuar këto që them. Edhe pse pati këmbëngulje të vazhdonte, ai dha dorëheqjen. Ai vijon jetën e tij private dhe nuk ka asnjë lidhje politike.

I kemi dhënë një afat që duhet të ishte një përgatitje morale që ta kuptojë se nuk mundet të vazhdojë më çmendurinë politike. Z.Basha është shkarkuar me mbi 4000 vota. Në referendumin e datës 18 votuat rreth 44 mijë anëtarë për shkarkimin e Bashës. Ne sot kemi kryer një akt formal. Do ketë kohë deri në datë 5. Më pas anëtarësia do të veprojë si përmbarimor.

Ai vazhdon marrëzinë e tij. Nuk e kuptoj si mundet nje person arrin në atë pikë. Do të hyjë në histori si i vetmi kryetar partie që ka shkarkuar më shumë se sa ka thithur në parti. Vijon të shkojë nga gabimi në gabim. Nuk i vlen kjo gjë as asaj trashëgimie sado të vogël që mund të lërë në atë parti. Ka qenë tërësisht i gabuar në vendimmarrjen që ka bërë.

Ne mesin e vitit 2022 do të jetë vetëm kujtim i keq për demokratët. Më vjen keq që nuk ka pjekurinë e dikurshme të 30 vjeçarve të FRESH që kur kishin kriza i zgjidhnin me anëtarësisnë. Nuk e di sa herë duhet të humbasë zoti Basha që të largohet. Nuk ka asgjë personale ketu. Në një vend demokratik të jetë ky standard i denjë për Korenë e Veriut. Do të doja shumë që viti 2022 ti gjejë demokratët sërish në protestë, në sheshet e betejave. Basha nuk del dot nga zyra. I kishte dhënë porosi deputetëve të dalin për takime. Të dali mo t’i takojë, t’i pyesë dhe të shohë gjendjen.

Ka një problem në skenen e politikës shqiptare. Është investuar që të rinjtë të mos i afrohen partive. Të jenë ata persona që votojnë qorrazi, të jenë ata që nuk kritikojnë lidershipin e partisë. Unë për fat të mirë nuk i përkas këtij lloj brumi politikanësh.

Do të ishte shumë e nxituar nga ana ime të flas për amnbiciet e mia kur PD sot është në gjendje kaq të vështirë. Komisioni i Rithemelimit pasqyron të gjitha karrierat e PD-së. Ambicia e vetme që duhet të kemi sot është bashkimi kundër Ramës, sepse shteti ka rënë. Rama thotë ‘fajin për gjithçka e ka Saliu’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME