Categories Lajme

31-vjeçarin e zuri korrenti teksa po vadiste tokën, banorët: Telat janë një metër sipër kokës

31-vjeçarin nga fshati Biçukas i bashkisë Divjakë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi trupi i tij ra në kontakt me rrymën elektrike.

Gazetarja e Klan News, Anila Sefa bën të ditur se lidhur me ngjarjen kanë folur edhe banorët e lagjes të cilët fajësojnë OSSH për mosrespektim të sigurise teknike të linjave të transmetimit të energjisë. Sipas tyre përcjellësit janë afër me tokën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

“Unë nuk e uroj por kam frikë se do jetë prap ky fenomen në fshatin tonë, se janë telat kalon makina takon koka. A nuk ka kabull për këtë vend, kemi ngel si vende dhe popuj. Vdiq alamet njeriu. Kush mban përgjegjësi. Hajdeni vini kabull ore. Prap këtë fenomen unë nuk e uroj, por do ta kemi. Gjithë fshati në këtë mënyrë vadisim.  Sill ore sistem vaditës, taksën e tokës ma kërkon ai dhe nuk i përgjigjet popullit. Ja la jetën ai. Kush përgjigjet? Kush do kontribuoj? Nesër do fryjë erë, do vijnë kalamajt ne shkollë do i kapin telat rrugës. E kanë mendjen vetëm për të vjedhur.”

“Nuk e di mirë se si ndodhi ngjarja, por di se vajti të vadiste, ngriti tubin e impjantit, e kapi korenti. Telat ju i shihni vet. Të zgjasësh një metër këtu ke telat sipër kokës. Iku djali, nuk kemi gojë të flasim për këtë cun. Vaditja qëkur ka vdekur Enver Hoxha nuk ka. Uji këtu kalon. Një pompë duhet.”

Viktima Armand Nasufi, kishte shkuar në tokat bujqësore të mbjella me misër për të kryer procesin e vaditjes nëpërmjet impiantit. Pakujdesia në punë i ka kushtuar jetën. Sipas burimeve policore, 31-vjeçari po përgatiste shtrimin e tubave të aluminit, rreth 6 metra të gjatë për vaditjen e misrit. Gjatë momentit të ngritjes lart në ajër të tubit maja e tij ka prekur tensionin e mesëm të kabullit elektrik duke gjetur vdekjen.

Deri në orët e vona të mbrëmjes i riu nuk kishte shkuar në banesë, ndaj familjaret nisën ta kërkonin. Pas disa orësh trupi është gjetur i pa jetë pranë mjeteve të punës. 31-vjeçari ishte i martuar, baba i një fëmije të mitur./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME