Categories Lajme

Malësi e Madhe, Tentoi t’i merrte një shumë parash në banesë, një shtetaseje të moshuar duke e goditur, vihet në pranga 20-vjeçari

Malësi e Madhe, Tentoi t’i merrte një shumë parash, në banesë, një shtetaseje të moshuar, duke e goditur atë me send të fortë, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë paratë, një shtetaseje të moshuar, në banesën e saj, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. F., 20 vjeç, banues në banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas është futur në banesën e shtetases R. H., 81 vjeçe, e cila jetonte vetëm, dhe ka tentuar të vjedhë një shumë parash. Pas ndërhyrjes së shtetases së moshuar, 20-vjeçari e ka goditur atë me send të fortë dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. 81-vjeçarja mori ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME