Categories Lifestyle

4 problemet me të cilat përballen çiftet në ditët e sotme

Gjetja e një personi special nuk është kurrë diçka e lehtë.

Në ditët që po jetojmë është më stresuese për të dashuruarit, pasi për post problemeve të vjetra, ato përballen edhe me një seri sfidash të reja zhgënjyese. Të jetosh në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale nuk është aq e thjeshtë. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 çështje për të cilat luftojnë çiftet sot, raporton “Bright Side”.

Kalojnë shumë kohë së bashku

Nuk do të thotë se keni një marrëdhënie ideale thjesht dhe vetëm, sepse kaloni shumë kohë me partnerin. Ju duhet t’i lini hapësira njëri-tjetrit, për të realizuar punët, hobit, pra për të shijuar edhe kohën larg njëri-tjetrit.

Ankthi për humbjen e partnerit të duhur

Shumica prej jush me siguri ndjejnë frikë se mos humbasin personin që kanë në krah. Madje ata vuajnë edhe nga ankthi, thjesht duke e menduar këtë gjë. Në ditët që po jetojmë, është bërë aq i lehtë zëvendësimi dhe për rrjedhojë, ankthi dhe frika janë prezente në marrëdhëniet moderne.

Frika nga marrja e vendimeve

Gjithmonë ekziston tundimi për t’u larguar nga një bisedë e vështirë. Në vend që të gjeni zgjidhjen për problemin, preferoni ta mbyllni bisedën. Mirëpo, kjo gjë do t’ju çojë në probleme serioze. Duhet të merren vendime kur është thelbësore për marrëdhëniet.

Ndërhyrja e të afërmve

Nëse keni probleme me vendimarrjen në çift, shpesh drejtoheni tek të afërmit tuaj për një këshillë. Mirëpo, kjo metodë nuk është shumë e mirë, sepse ata fitojnë autoritet në lidhjen tuaj. Është e rëndësishme që të mbani mend se prindërit dhe miqtë nuk e njohin partnerin tuaj më mirë se ju. Prandaj, kurseni këshillat e tyre. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME