Koronavorusi ka prekur edhe burgun e Bençës në Tepelenë. Burime bëjnë me dije se janë infektuar 5 të dënuar, të cilët janë transportuar për në burgun e Shën Kollit për tu izoluar dhe për të marrë trajtim për sëmundjen.
Kujtojmë se ditën e djeshme kanë ndërruar jetë 11 pacientë dhe rezultuar 597 të infektuar, nga të cilët 8 raste ishin në Tepelenë. Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës janë 416 raste aktive, një nga zonat më pak të prekura nga Covidi. Shifrën më të lartë të rasteve aktive e ka Tirana me 6891 raste dhe Durrësi me 1218 raste.
