Categories Covid-19

Ndërron jetë komediani i njohur! Emri

Komediani, këngëtari dhe showmeni televiziv, Des O’Connor ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Buckinghamshire para një jave.  Ai ishte i njohur për drejtimin e emisioneve debatuese, si dhe për “Take Your Pick” dhe “Countdown” dhe për miqësinë e tij Morecambe dhe Wise.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i tij. Ndërsa mikja e vjetër e familjes, Pat Lake-Smith ka deklaruar se ai nuk ia doli ta merrte veten pasi u rrëzua në shtëpinë e tij, duke iu përkeqësuar përnjëherë shëndeti. O’Connor, lindur në Londër, kishte drejtuar emisionet kryesore të mbrëmjes për më shumë se 45 vjet, por kishte edhe karrierë të suksesshme muzikore.

Fama e tij arriti kulmin kur ishte angazhuar për ta drejtuar emisionin “The Des O’Connor Show, në krye të të cilit ishte nga viti 1963 deri më 1971 në ITV. Më 1977, nisi ta drejtonte një emision në BBC 2 para se të kalonte në ITV, ku do të qëndronte deri më 2002. Ai më vonë do të drejtonte edhe emisionin e diturisë “Countdown” në “Channel 4” bashkë me Carol Vordermanin, me çiftin që do të bashkëpunonte deri më 2008.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME