Categories Lajme

50 vite burg për babë e bir/ Si u ekzekutua Englantina Buci 10 vite më parë në Malin me Gropa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 50 vite burg të Faik dhe Shkëlzen Bucit, të cilët janë shpallur fajtorë për vrasjen e familjares së tyre, Englantina Buci, rreth 10 vite më parë.

Krimi i rëndë është regjistruar më 14 nëntor të vitit 2012 në vendin e quajtur Mali i Fagut në komunën Shëngjergj në Tiranë. Tetë vite më vonë, përkatësisht më 4 shtator të vitit 2020, Policia e kryeqytetit zbardhi ngjarjen dhe nëpërmjet operacionit të koduar “Heshtja” përfundoi në pranga 66-vjeçari Faik Buci dhe djali i tij 37-vjeçar.

“Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e quajtur ‘Mali me Gropa’, Tiranë. Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ‘Mali me Gropa’, Tiranë.

Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë”, sqaronte Policia.

Nga hetimet ka rezultuar se vrasja kishte ndodhur pasi Eglantina kishte vendosur të jetonte me një djalë, gjë që nuk ishte pranuar nga babai i saj, i cili ka urdhëruar të birin për ta vrarë. Ka qenë dëshmia e shokut të Shkëlzenit ajo që zbardhi krimin vite më vonë. Ai ka deklaruar se vëllai e kishte thirrur motrën për kafe dhe më pas me makinë e kishte çuar te Mali me Gropa, duke e vrarë me një plumb pistolete.

Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës, ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa i shoqëronte dhe shoku i tij. Gjatë rrugës për te Mali me Gropa, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë “më vrit dhe mua”, por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E parkoi para kazanëve, banorët ‘hakmerren’, i mbushin makinën me mbeturina

Një ngjarje sa e pazakonte aq edhe shqetësuese është pamja që na shfaqet nga një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestua në Brazil, Ervin Mata prej 2 vitesh nën ‘lupën’ e autoriteteve shqiptare! I monitoruan lëvizjet në Amerikën Latine

Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin…

LEXO ME SHUME