Categories Lajme

Përplasi për vdekje ish-kunatin, dënohet me 30 vite burg autori. I ati i viktimës: Të dënohen 3 shokët, ndryshe bëj vetëgjyqësi

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë. 32-vjeçari u gjet fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”. Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.

Babai i viktimës, Preng Mena paralajmëroi ankimin të vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Ai akuzoi policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat. Po ashtu, Mena kërcënon me vetëgjyqësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij.

‘Nëse nuk dënohen dhe 3 shokët e autorit do bëj vetëgjyqësi’- ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME