Categories Lajme

6-vjeçarja zbulon mesazhin shokues të të bur.go.surve në kartolinën e Krishtlindjeve

“Tesco” pezulloi prodhimin e kartolinave të Krishtlindjeve për bamirësi në një fabrikë në Kinë pasi një vajzë gjashtëvjeçare nga Londra gjeti brenda njërës prej tyre një mesazh nga punëtorët, që duket se trajtoheshin si “skllevër”. Shënimi, i gjetur nga Florence Widdicombe, u tregua se ishte shkruar nga të burgosurit në Shanghai. Aty theksohej se ata ishin “të detyruar të punonin kundër vullnetit të tyre”. “Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatat e të drejtave të njeriut”, thuhej në mesazh.

Tesco u shpreh e “shokuar” nga raporti, duke shtuar: “Ne kurrë nuk do të lejonim punën e të burgosurve në zinxhirin tonë të furnizimit”. Supermarketi gjigant sqaroi se do ta hiqte nga lista e tij furnizuesen e kartolinave, Zhejiang Yunguang Printime, nëse konstatohej se kishte përdorur punën e të dënuarve me burg.

Kompania kineze ndërkohë mohon të ketë detyruar të burgosurit të punojnë për të. Florence ishte duke i shkruar kartolina Krishtlindjesh shokëve të saj të të shkollës, kur zbuloi se njëra prej tyre – në të cilën shfaqej një kotele me një kapelë të babagjyshit, ishte tashmë e shkruar brenda. Aty shkruhej me shkronja kapitale se ishin një grup të huajsh të burgosur në burgun e Shangait, Qingpu, e të detyruar të punonin kundër dëshirës së tyre. Më tej, personit që do të gjente mesazhin, i kërkohej të kontaktonte Peter Humphrey, një gazetar britanik, i cili ka qenë dhe vetë i burgosur atje katër vjet më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME