Categories Lajme

Pasojat e tërmetit/ Banorët e Sukthit: Nuk i diskutojmë festat, shteti s’na përkrah

Fax News është rikthyer në zonën e Sukthit në Durrës e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit ku familje të tëra kanë sajuar kushte primitive për të kaluar situatën e vështirë pas dëmtimit të banesave.

Banorët ankohen për mos përkrahjen nga shteti, ndërsa disa thonë se nuk i braktisin dot banesat e tyre. “Që nga ajo ditë kemi mbetur jashtë, asnjë ndihmë nuk na ka ardhur nga shteti, vetëm çfarë kemi mundur të bëjmë vetë. Kemi apeluar për ndihmë në njësinë administrative dhe bashkinë e Durrësit por asnjë përgjigje. Nuk i kemi llogaritur fare festat, kështu siç jemi nuk ka festa për neve”, tha një banor.

Ai tregon se kanë krijuar një ambient me mushamanë dhe plastmasë që kanë mundur të gjejnë për të sajuar strehimin e tyre. Një e moshuar tha: Kemi mbetur si zogu në ferrë, në plastmasë, më kohë e vështire nuk bëhet më. Festat nuk I kemi menduar fare. Nuk na kanë thënë për të shkuar në hotel.

“Nuk mund ta braktisim shtëpinë dhe materialet, hotelin mund ta kenë ofruar si opsion, por mund të të thonë të shkosh në Kosovë, por çfarë të bëjmë, të braktisim shtëpinë? Është e lehtë për të ikur”, tregoi një tjetër familjar. Një banor tjetër, i cila tregoi se kishte mbetur bashkë me 12 familjarët e tij në qiell të hapur u shpreh se do të festojë aty nën çadër ndërsa tha gjithashtu se nuk ka një zgjidhje tjetër duke përmendur edhe mungesën e përkrahjes nga shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME