Categories Lajme

“620 mijë në muaj”, boksieri kampion që na përloti të gjithëve merr lajmin e mirë

Tre ditë më parë në emisionin, “Historia ime” u bë publike historia e kampionit të boksit Klevis Çelaj. Ai i përloti të gjithë kur tregoi se për titullin kampion kishte marrë vetëm 140 mijë lek të vjetra shpërblim dhe tani jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Por, ditën e sotme, Klevisi ishte ftuar sërish në studion e emisionit dhe mori lajmin që do i ndryshojë jetën.

Në një lidhje telefonike, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh: “Bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi me porosi të kryetarit të Bashkisë, zotit Dritan Leli do të jetë pjesë e Flamurtarit. Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub”

I pyetur nga moderatorja sa do marrë Klevisi nga Flamurtari dhe Bashkia, Toska tha se me vendim të këshillit të ministrave shuma është 62 mijë e 500.

Mirela Milori: 62 mijë? Pra 600 mijë lekë të vjetra?

Viron Toska: Po, në muaj!

Klevisi i emocionuar u shpreh se paratë e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME