Categories Lajme

Nxori trupat e pajetë të nuses dhe mbesës në Pogradec, rrëqeth gjyshi: M’u prenë krahët

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e 10 tetorit të këtij viti në familjen Mazelli, ku nënë e bijë e mbytën në një gropë me ujë që përdorej për vaditje, në fshatin Alarup të Pogradecit. Vajza e vogël e familjes, Elena, vetëm 10-vjeç, ra padashje në gropën me ujë, ndërsa nëna e saj 35-vjeçarja, Liri Mazelli, e cila ishte duke punuar tokën, hyri brenda për ta shpëtuar, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk mundi dot të dalë e gjallë prej aty.

Vjehrri i 35-vjeçares, Bashkim Mazelli, ishte ai që nxori trupat e pajetë. Bashkimi ka treguar momentin kur gjeti trupin e pajetë e mbesës së tij dhe nuses së djalit, njëra mbi tjetrën.

Mes lotësh, ai ka rrëfyer: Ka qenë ditë e diel, i thashë vajzës punojmë bashkë tokën, ato erdhën diku këtu unë isha më tutje, ishte ora 12.30 i them vajzës së madhe nëse mami u kishte ardhur. Në orën 15.00 ato ende mungonin, panë në arrë nuk kishte njeri, një nga vajzat panë shapkat e Elenës, uji ishte i turbullt. E pashë vetë, shapkat ishin atje, u futa vetë e ngrita doli nusja siç ishte me atlete veshur. I nxorëm, ishin në të njëjtin vend. Qendrova dy orë, nuk kisha më fuqi, mu prenë krahët. Nuk më zë më gjumi që nga ajo ditë. Mua më duket sikur jam këtu. Vajza e vogël 1 vjeç vetëm qan nuk di ca të të them.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME