Categories Lifestyle

7 fjali që çdo fëmijë duhet t’i dëgjojë

Si prindër, zhvillimi psikologjik dhe emocional i fëmijës është pjesë e përgjegjësisë suaj. Ata janë të ndërtuar emocionalisht nga ato çka dëgjojnë dhe me intonacionin e asaj se çka dëgjojnë.

Komunikimi i duhur me fëmijët është i domosdoshëm  për zhvillimin e një fëmije. Shumë studime kanë treguar se të i bërtisni fëmijëve do i bëjë fizikisht dhe psiqikisht më agresivë, raporton “Health Magazine”. Vetëbesim i ulët, pasiguri, ankth dhe depresion janë efekt nëse nuk përdoret gjuha e duhur me fëmijët.

7 fjali që fëmija juaj duhet t’i dëgjojë

Të dua

Mos mendoni se fëmija juaj e di që i doni edhe pa ja thënë. Ju duhet të ia thoni me një emocion të sinqert dhe sa më shpesh që mundeni.

Jam krenar me ty

Nëse dëshironi të rrisni fëmijë me besim dhe të sigurt, atëherë duhet t’i lini fëmijët tuaj të dinë që jeni krenar me ta, madje edhe me suksesin më të vogël. Ata duhet të dini që jeni të impresionuar me progresin e tyre.

Më fal

Ndonjëherë, prindërit mund të jenë agresivë me fëmijët e tyre dhe shpesh kanë tendencë të reagojnë më shumë se që duhet me probleme të vogla. Andaj, duhet të kërkoni falje atyre nëse keni reaguar keq.

Unë të fal

Kur fëmijët kërkojnë falje për një veprim të tyre, nuk duhet të vazhdoni të i ndëshkoni, por t’i thoni që e keni falur dhe se nuk duhet të përsëritet veprimi i njëjtë.

Jam duke dëgjuar

Tregohuni me durim dhe jepni hapësirë që të shprehen. Ndonjëherë jane duke u munduar të tregojnë ndonjë problem që kanë pasur në shkollë dhe për këtë arsye duhet të i lini ata të flasin me ju dhe të sigurohen që ju jeni duke i dëgjuar.

Kjo është përgjegjësia jote

Kur fëmija juaj është tamam i rritur është mirë që të i jepni detyra ku ai ndjehet përgjegjës dhe të mësoj se si është të kujdeset për diçka. Kjo do i ndihmojë më shumë në të ardhmen.

I ke të gjitha çfarë të duhet për të arritur

Me raste, frika, dështimi, mungesa e vetëbesimit apo ndoshta edhe hormonet do të bëjnë që fëmija juaj të i dyshoj aftësitë e veta dhe talentet e veta. Me rëndësi është që ju mos ta lejoni që ai të heq dorë. Një fjalë e vogël inkurajuese do ndikojë shumë te ata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME