Categories Lifestyle

Të flini në një dhomë të ftohtë ndikon në shëndetin tuaj

Shumica e çifteve fjalosen për temperaturën e dhomës, por sot do t’ju zbulojmë se personit që i pëlqen temperatura më e ulët gjatë natës, faktikisht e ka me të drejtë. Dr. Christopher Winter ka zbuluar disa arsye se përse duhet ta mbani termostatin mes 15-20 gradëve celsius kur të flini.

Fillimisht, ai ka zbuluar se nëse temperatura bie më shumë apo rritet, personi ka tendenca ta ndërrojë më shpesh krahun e fjetjes gjatë natës dhe rrjedhimisht të bëjë gjumë më të keq, transmeton Gazeta Observer. Trupi i njeriut e ka një cikël natyral 24-orësh, ku temperatura rritet në pasditen e vonshme dhe bien ë pikën më të ulët rreth orës 05:00. Me rënien e temperaturës së trupit, ne jemi më të aftë të flemë.

Prandaj, një dhomë e ftohët e inkurajon gjumin kualitativ. Hulumtuesit australianë gjithashtu kanë konfirmuar se dhoma e ftohtë shpie në gjumë më të pushueshëm.

Fjetja në dhomë të ftohët ju ndihmon të dukeni edhe më të ri, pasi që temperaturat e larta e ndalojnë lirimin e melatoninës në trup. Në mesin e përfitimeve tjera që i sjell fjetja në dhomë të ftohët është edhe rritja e disponimit, parandalimi i sëmundjes së Alzheimerit, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME