Categories Lajme

Kakavijë, Gjirokastër – Ministri Lleshaj takon forcat operacionale të FRONTEX

Kakavijë, Gjirokastër – Ministri Lleshaj takon forcat operacionale të FRONTEX Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me forcat e FRONTEX, të cilat operojnë prej 5 muajsh në kufirin tokësor me Greqinë. Ministri tha se përfitimi i Policisë së Shtetit nga bashkëpunimi me forcën e kontrollit të kufirit të jashtëm të BE-së është shumë i gjerë. “Që prej majit të këtij viti ka filluar në terren operacioni i përbashkët mes FRONTEX dhe Policisë Shqiptare, i cili synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synimin e parandalimit, pengimit, kontrollit të migracionit të paligjshëm, i cili kalon përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX. Është kënaqësi e madhe të konstatosh se oficerë nga shumë vende të Europës kryejnë shërbim së bashku me oficerë tanë të Policisë për kontrollin e kufirit tonë. Gjatë këtij kontrolli zhvillohet një dinamikë shumë interesante marrëdhëniesh, prej të cilave Policia Shqiptare përfiton shumë”, nënvizoi ministri i Brendshëm. FRONTEX është i vendosur në 2 Pika të Kalimit, në Kapshticë dhe Kakavijë, me oficerë nga Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj. Ata monitorojnë me trupa operacionale brezin e gjelbër, së bashku me Policinë Shqiptare, si dhe bashkëveprojnë për goditjen e trafiqeve dhe rritur sigurinë kufitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME