Categories Lajme

Kërcënimi i Markelian Kuqos/ Shoqata e gjyqtarëve: KLGJ të marrë masat e duhura, cënohet ushtrimi i detyrës

Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar për kërcënimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, i cili pak ditë më parë mori një telefonatë ku thuhej se i kishin vendosur bombë në makinë. Sipas Shoqatës Kuqo u kërcënua nga një i dënuar dhe nuk pati asnjë reagim nga strukturat përgjegjëse. “Gjyqtari Markelian Kuqo U kërcënua nga një i dënuar, mungesë reagimi nga strukturat përgjegjëse. Organet kompetente të veprojnë me shpejtësi. KLGJ të marrë masat e duhura.

Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre.

Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm, shoqërohen me mosreagimin e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më të rëndë e shkurajuese për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë,” thuhet në deklaratën e gjyqtarëve të Shqipërisë, ku ndër të tjera apelohen të gjithë organeve kompetente që të veprojnë me shpejtësinë dhe përgjegjësinë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen. Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë, dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor.

Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë.” përfundon deklarata e gjyqtarëve. Gjyqtari Markelian Kuqo mori një telefonatë, në të cilën thuhej se në makinën e tij është vendosur një bombë. Vetë gjyqtari ka thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Policia konfirmoi se telefonata ishte bërë nga burgu i Drenovës, konkretisht nga Naim Behari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME