Categories Lajme

A do ta largoni Ardi Veliun, Analistët e kanë fajin, ç’a janë këta, ç’a janë këta, përtej skandalozes

Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse ka ndërmend të shkarkojë drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe pse po vonon në emërimin e pasardhësit të Lleshit. Siç e ka zakon, Rama është ndalur fillimisht në akuza ndaj analistëve që sipas tij po amnistojnë dhe po justifikojnë dhunën.

A do të largoni nga detyra Ardi Veliun? Po merrni kohë emrin e Ministrit të Brendshëm për të gjetur dakordësinë me presidentin?

Rama: Së pari unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz që vetëquhen analistë, shfaqen në ekranet tuaja dhe shprehin opinionet e tyre nëpër portale të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje për njëmijë e një arsyet e tyre, saqë mos të ngrejnë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm, që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, që është abuzimi me të miturit.

Qeveritë shkojnë dhe vinë, por në fund të ditës askush nuk lind e nuk vdes kryeministër, pasi je qytetarë i këtij vendi, je prind në këtë vend, je edhe pasues i të tjerëve që kanë qenë përpara, si banorë të këtij vendi, dhe të tjerë pas teje do të vijnë. Është përtej skandalozes, është një turp i pashoq, që të shohësh njerëz, që edhe pse kanë arsyet e tyre, që të arrijnë deri në këtë pikë. 

I riabuzojnë të miturit, duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni, që kanë kohë që e nxisin dhe e presin, është rënie në një nivel që nga pikëpamha humane është katastrofë. Nuk gjej fjalët që të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, komentatorë që relativiziojën vandalizimin, opinionistë që agrumentojnë se çfarë vlere ka për shoqërinë djegia e pronës publike.

Ça janë këta, ça janë këta, kush është shqetësimi sot, se po flas shumë i zhveshur nga pozicioni. Boko Harami është një organizatë fatkeqe terroriste, ka marrë stafetën e të tjera forcave që kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodhë kjo në Shqipëri. Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre, apo nga ideja e një drejtësie. Ata fëmijë janë sot të abuzuar, janë të përdorur si mish për top. Si mundet të them unë që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, ata kanë problematikat e tyre, por ata që janë pas tyre janë kriminelë.

Çfarë i thonë këta popullit shqiptar? Qeveria mund të ketë njëmijë e një arsye për tu kontestuar, por kontestimi bëhet me protestë paqësore dhe bëhet me votë. Kthehuni pak pas në kohë në qeverisjen tonë, cilat kanë qenë protestat që kanë funksionuar, protestat e dhunshme apo ato paqësore.

Për kreun e qeverisë Edi Rama, dorëheqja e Ardi Veliut në momentet që flasim nuk është e drejtë dhe nuk është e nevojshme.

Rama tha se nëse nuk do të ishte kryeministër edhe ai vetë do të kishte dalë në protestë, por jo për të fyer dhe sulmuar punonjësit e policisë, por për të shprehur indinjatën qytetare, dhe për të kërkuar vendosjen e drejtësisë.

Rama deklaroi se pas protestave të dhunshme qendron Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa shtoi se i vjen keq për Lulzim Bashën që nuk di asnjëherë të jetë një lider, dhe të thojë gjënë e duhur më kohën e duhur.

Rama: Pse të ikë drejtori i Policisë, nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri. Vendoset në bazë të asaj se çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte hisht në atë që ndodhi por se e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që minsitri i brendshëm të këmnëgulte se donte të largohej ko se kishte përgjegjësi, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje, të mos ishte vetëm me fjalë, por që moralisht ministri i brendshëm të thoshte atë që tha.

Por që të jemi të qartë këto nuk ishin fryt i protestës, nëse nuk do të isha kryeministër dhe unë do të kisha dalë në protestë, jo për tiu hedhur në fyt policëve, por për të dëshmuar indinjat, qytetarisht, dhe për të dëshmuar vendosmërinë qytetare për drejtësi. SHÇBA ka marrë përsipër menjëherë që të hetonte ngjarjen në bashkëpunim me prokurorinë, ku kanë bërë një punë të shkëlqyer, ku autori jo vetëm u ndalua menjëherë, por doli dhe para gjyqit.

Atëherë çfarë duan këta? Mua më vjen keq për Lulzim Bashën, është një tjetër rast ku Lulzim Basha është një lider pa pikë karakteri, pasi jam i bindur që nuk ka asnjë lidhje me këto që ndodhin, Pasi nëse do të ishte lider i opozitës duhet të dilte dhe të thoshte që ishin të papranueshme, dhe se në pushtet mund të vihet vetëm me zgjedhje. Po si gjithmonë ai është i papranishëm në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të thënë gjënë e duhur. Pas atij revolucioni imagjinar qendron Ilir Meta dhe Sali Berisha, këtë e di i madh dhe i vogël, e di çdo shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME