Categories Lajme

Hapet spitali i parë rajonal për Covid-19, 1600 shtretër për 4 spitalet e tjera në këto qytete

Këtë të martë të 15 dhjetorit është hapur spitali i parë rajonal për të shtruar pacientët e infektuar me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se është hapur spitali Covid-5, i cili është Spitali Rajonal i Elbasanit. . “Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve”,- tha ministrja Manastirliu.

Sipas njoftimi të ministrisë rreth 600 shtretër do të vihen në dispozicion të 5 spitaleve të tjera rajonale për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. “Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë.1600 shtretër bashkë me pajisjet e nevojshme janë parashikuar sipas skenarëve tanë për të përballuar fazën e epidemisë në dimër”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME