Categories Lajme

A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet? Basha jep përgjigjen e menjëhershme

Ish-kryetari i partisë Sali Berisha do të jetë sërish në listat garuese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i PD Lulzim Basha gjatë një interviste në emisionin “Opinion. ” I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Berisha do të jetë sërish në lista, përgjigja e Bashës qe e shkurtër dhe direkte: Po. Pyetjes se në cilin qytet do të vendoset kandidatura e tij, Basha ju përgjigj: Ku të dojë.

Ndërkohë i pyetur për hapjen e partisë, Basha pranoi se ajo është e hapur edhe për zërat kritikë, ndërsa pohoi që ky fakt tashmë është vërtetuar. Kujtojmë se pak kohë më parë, Genc Ruli, një nga personalitetet që përzgjodhi Lulzim Basha për në në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, tha se tashmë ishte koha që Berisha ta mbyllte karrierën politike. Me ton jo aq miqësor, por i drejtpërdrejtë Ruli shprehu qëndrimin e tij se për Berishën ka ardhur koha të tërhiqet dhe të mos jetë më pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME