Categories Lajme

Ndërron jetë tek Infektivi nga Covid-19 punonjësi i policisë, pak ditë më parë i vdiq babai

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv efektivi i policisë Ilir Nerguti, vetëm 50 vjeç, i cili ishte infektuar nga Covid-19. Dyshimet e para janë se ai është infektuar nga babai i tij Hysni Nerguti, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Mësohet se Neguti ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe deputeti  i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij duke thënë se kolegët humbën një profesionistë dhe shteti një njeri të madh. “Prehu në paqe miku im, sot ne humbën një mik të mirë, kolegët një profesionit në detyrë që mbante dhe Shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo ditë që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilit Nerguti”, shkruan Valteri.

Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë. Sakaq të ínfektuar me Covid-19 kanë rezultuar 132 raste persona, ndërkohë që janë kryer 817 testime.

Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 347 persona si pasojë e Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME