Categories Kuriozitete

A do të kemi “Krishtlindje të bardha”? Ja si parashikohet moti për festat e fundvitit

Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë po bëhen gati që në javën e re të festojnë Krishtlindjet. Por a do të ketë borë natën e Krishtlindjeve? Një lajm i keq vjen nga meteorologët për të gjithë ata që e dëshirojnë një gjë të tillë.

Stuhia “Elsa” ka pushtuar të gjithë Evropën, çka bën që për festat e fundvitit të mos ketë borë, por thjesht masa ajri të ngrohta dhe një qiell të vranët.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 16 gradë Celsius në Palermo në Sicili në ditën e Krishtlindjes. Madje, edhe St. Petersburgu do të jetë i ngrohtë këtë vit. Temperaturat aty pritet të shkojnë deri në 5 gradë Celsius.

Gjasa të pakta që të ketë dëborë për Krishtlindje ka edhe në Zvicër, për shkak të motit të ngrohtë. Diçka të tillë e bëri të ditur meteorologu Michael Krucker. Sipas tij, borë do të ketë vetëm në lartësitë prej mbi 1.000 metrash.

Edhe në Danimarkë, ku po ashtu mbizotëron një mot i ftohtë, këtë vit nuk do të ketë borë gjatë Krishtlindjeve.

Sipas parashikuesit Steen Rasmussen, Danimarka do të ketë një javë të butë pa borë. Në Francë ndërkaq, ajri pritet të mbetet i ngrohtë ditët e ardhshme, me erëra të forta që “udhëtojnë” nëpër vend nga perëndimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME