Categories Showbiz

Aktorja e njohur tregon për kohën e diktaturës: Ishte parulla dhe zbatohej rreptësisht

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Justina Aliaj, rikthehet sërish në ekranin e News24, me një tjetër rrëfim për jetën e saj artistike të periudhës komuniste. Në emisionin “Kjo Javë”, aktorja tha se në kohën e diktaturës ishte parulla dhe zbatohej rreptësisht se të gjithë janë të barabartë.

Pjesë nga intervista:

A ishin atëherë artistët apo këngëtaret të preferuara, persona që mbahej fokusi tek ato?

Jetët tona bashkoheshin vetëm në festival, jetët tona ishin të ndarë komplet. Ata që kisha dëshirë me i pas shokë e shoqe i kisha, por ishin shumë të rrallë, sepse shumë të rralla takimet. Unë isha në teatër, aktore, këngëtare, në televizion. Isha e shkëputur, ku ishin të tjerët, një në Sarandë, një në Korçë..

Përveç Sherif Merdanit, që iu e kujtoni me nostalgji miqësinë tuaj, kush tjetër hynte te miqtë tuaj?
Merdani ishte zotni. Edhe Tonin Tërshana, me Vacen kam pas marrëdhënie korrekte, me Luan Zhegun kam pas marrëdhënie shumë korrekte dhe vazhdoj t’i kem ashtu. Me Bashkim Alibalin, me Liljana Kondaktin, me Ema Qazimi, kemi shkuar dhe kemi ardhur nëpër shtëpitë tona. Jo vetëm mua më njihnin, por kur nuk isha në shtëpi, shkonin te nëna ima, kur vinte nëna të rrinte tek unë.

A ka pas këngëtarë që janë lartësuar, edhe pse nuk e meritonin?
Kjo është pyetje retorike, nuk është e re. Nuk është se nuk ka ndodhur kurrë dhe që s’do të ndodhë kurrë. Ishte parulla dhe zbatohej rreptësisht që jemi të gjithë njëlloj, por kjo nuk është fort e këndshme, se nuk jemi të gjithë njëlloj. Ti je gazetare, unë artiste e megjithatë na vënë shenjën e barazimit. Ose ti je gazetare shumë e talentuar, e unë jam me mik, por nuk jemi të barabarta, ne i kemi sytë në ballë. Po cfarë bënim ne, na mjaftonte një heshtje dhe shiheshim në sy. Unë shoh punën time, Zoti ma ka dhënë këtë aftësi dhe nuk kam nevojë për…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME