Categories Lajme

A do veprojë SPAK mbi politikanët? Juristët per Abc News: Kanë krijuar instrumente për t’u mbrojtur

Njohësit e ligjeve duken jo plotësisht optimistë në pritshmërinë në luftën e SPAK-ut kundër korruprsionit dhe krimit të organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj nuk mendon se politikanët kur e bënë dhe miratuar ligjin nuk kanë menduar për veprimin e tij ndaj tyre.

“Ata që e bënë reformën kanë gjetur edhe instrumentin e mbrojtjes nga ajo, të garantoj”, shptehet Hazizaj. Mendimin të njëjtë ka edhe jursti Jordan Daci. “E lehtë nuk është sigurishsht sepse ka mekanizma mbrojtës, të cilët ata i kanë shfrytëzuar gjatë gjithë kohës dhe SPAK-u në njëfarë mënyrë duhet të thyejë të gjithë ato mburoja që politikanët dhe zyrtarët e lartë kanë krijuar vetes jo vetëm në kuptimin e lidhjeve, por nëse SPAK nuk bënë këtë atëherë është dështim”, tha Daci.

Për të mbështetur këtë mendimin të tij, Daci shton edhe argumentin tjetër për sistemin gjyqësor në tërësi. Të dy juristët janë të mendimit se rezultati nga SPAK do të vonojë. Në procesin që sapo ka nisur SPAK  Jursti Hazizaj sheh si problem volumin e lartë të dosjeve që I janë lënë kësa strukture. Ndërsa për Dacin struktura e vërtetë që jep drejtësi nuk është SPAK. Struktura e Posaçme anti-korrupsion nisi të funksionojë në datë 18 dhjetor, kur 8 prokurorët bënë betimin para Presidentit Ilir Meta. Tashmë ka nisur dhe ndarja e çështjeve që do të hetojë kjo strukturë, që në fokus të saj nga zyrtarët e lartë që nga Presidenti deri tek drejtuesit e pushtetit vendor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME