Categories Lajme

Rama në burgun e grave në Tiranë, 56 gra përfitojnë amnisti, 28 do të lirohen (Video)

Burgu i Grave, Tiranë – Aministia për 56 gratë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, liron menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera, ul 1/3 e dënimit.

Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të barazisë gjinore, çka figuron edhe në rankimet ndërkombëtare, ku jemi në 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeveri dhe kemi kapërcimin më të madh në hendekun e përgjithshëm gjinor, duke arritur në vendin e 20, midis Kanadasë që rankohet e 19-ta dhe Britanisë së Madhe që rankohet në vendin e 21-të

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë paradite gratë e burgosura tek Burgu i grave në Tiranë. Takimi ka ardhur pak ditë pas njoftimit për amnistinë e 56 grave që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, ku 28 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe për 28 të tjera, ulet dënimi me 1/3.

Ndërkohë, gjatë bisedës më to, Rama ka vënë re një prej pikuarave të bëra nga zonjat që vuajnë dënimin, në një ekspozitë të vogël të vendosur në ambientet e burgut. Ai u shpreh se sapo të shesë një nga pikturat e tij, do ta blejë atë, pasi sipas tij është një kryevepër.

“Ju e dini që kam dhe një punë tjetër, përveç punës që bëj zyrtarisht, jam piktor. Pashë me bisht të syri një pikturë aty që është një kryevepër dhe gjëja e parë që do bëj është që në momentin që do më shitet një pikturë e imja, do blejë atë pikturën aty. Jo për bamirësi por është një kryevepër. Ju siguroj që nëse do të stampohej në një libër të një prej piktorëve të njohur, duhet të jesh specialist që të kuptosh që nuk është një nga kryeveprat e pikturës moderne të fillimit të shekullit 20”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME