Categories Lifestyle

A duhet të flini me beben tuaj?

Lidhur me vështirësinë për të mësuar fëmijën që pas një periudhe të caktuar të largohet nga shtrati i prindërve është kryer një studim në vitin 2011 nga disa mjekë pediatër. Ata janë shprehur se nga 1 deri 3 vjeç nuk ka efekte negative nëse fëmijët flenë me prindërit, por kjo bëhet shqetësuese kur fëmija bëhet 5 vjeç.

Kontaktet fizike me fëmijët përgjatë ditës dhe natës janë të nevojshme për të parë nëse kanë ftohtë apo ngrohtë dhe në një farë mënyre për t’u siguruar se janë mirë.
Avantazhet e të fjeturit së bashku lidhen dhe me mundësinë e ushqyerjes me gji, e cila ul rrezikun e netëve pa gjumë. Ciklet gjumë-zgjim kur fëmijët janë të vegjël janë të vazhdueshme, ndaj ndarja e shtratit eviton dhe stresin për të dëgjuar fëmijën nëse qan.

Një tjetër studim ka treguar se nënat e reja që flenë më shumë, janë ato që i japin gji fëmijës ndërkohë që flenë së bashku.
Por, disa ekspertë thonë se rreziqet e ndarjes së krevatit janë më të mëdha se përfitimet. Ata shtojnë se ndarja e krevatit sjell pasigurinë e një fëmije ndaj rreziqeve dhe lëndimeve aksidentale, të tilla, si: mbytje dhe asfiksimi. Veçanërisht në 3 muajt e parë fëmijët kërkojnë kujdes.

Pra, kush është zgjidhja më e mirë?
Sipas ekspertëve nuk ka ndonjë rregull të artë për t’u ndjekur sa i përket fjetjes. Çdo gjë varet nga zgjidhja që plotëson më së miri nevojat e prindërve dhe fëmijëve. Është e rëndësishme që gjithmonë prindërit të jenë të vetëdijshëm për risqet dhe përfitimet e secilës situatë, në mënyrë që të minimizojë rreziqet për shëndetin e foshnjës. Nga Anila Kalleshi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME