Categories Lajme

“A e shikoni çfarë mamaje”, Ardi Veliu tregon videon e nënës së 15-vjeçarit

Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu ka publikuar një video të zonjës Zaida Çobo, mamaja e 15-vjeçarit Sarandi Çobo, i cili u dhùnua nga punonjës të pòlicisë pranë liqenit artificial të Tiranës dy javë më parë.

Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, në videon e publikuar nga Ardi Veliu, ky i fundit thotë se mamaja e adoleshentit shfaqet me pis toletë në dorë, dhe Veliu merr përsipër të drejtën që ti bëjë gjyqin publik një zonje. Duke folur për sjelljen e punonjësve të pòlicisë në këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit pranoi se në momente të caktuara kishte tejkalim të kompetencave, por ngriti dyshime edhe mbi edukimin familjar të 15-vjeçarit, njësoj si të ishte një gjykatës në kohën e komunizmit.

Pyetje: Pyetja ime lidhet me rastin e një djali 15-vjeçar, video e të cilit u bë virale në media lidhur me dhùnimin që atij ju bë nga punonjësit e pòlicisë me aq sa u transmetua. Videon nuk dua ta paragjykoj, por unë di që nga Pòlicia e Shtetit janë marrë disa masa ndaj këtyre punonjësve. A mund të na thoni publikisht qëndrimin tuaj lidhur me këtë rast konkret? Ardi Veliu: Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e pòlicisë. Punonjësit e pòlicisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i pòlicisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.

Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të pòlicisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pist oletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të pòlicisë dhe tek e fundit pòlicia si gjithmonë bëhet vik timë.

Në një prononcim ekskluziv për JOQ, Zaida Çobo ka deklaruar se videoja është shkëputur nga një pjesë filmi. Ajo tregon: Jeni në xhirimet e një filmi dhe është armë lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrasin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME