Categories Lajme

Ambasadori italian nga Vlora: Duhet dialog për “Zgjedhoren”, teatri u politizua

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka folur nga Vlora për situatën aktuale në vend. Diplomati është ndalur konkretisht tek Reforma Zgjedhore dhe shembja e Teatrit Kombëtar. Referuar situatës për “Zgjedhoren”, ambasadori ka theksuar se është duke u ndjekur me mjaft vëmendje, por duhet dialog nga te gjitha palët.

“Ne jemi duke ndjekur me vëmendje situatën dhe duhet që të gjitha palët të gjejnë një dialog. Një ditë më parë kemi parë progres të rëndësishëm, por do të ketë takime të tjera dhe shpresojmë se brenda datës së përcaktuar 31 maj do të lind një marrëveshje bashkëpunimi dhe një dakordësi mes të gjitha palëve. Është e rëndësishme sepse stabilizon të gjitha rregullat e lojës dhe se si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, pas një viti apo kur do të mbahen.

Nga të gjitha palët duhet gjetur gjuha e përbashkët dhe në këtë jemi duke e pare me shume vëmendje. Ne shpresojmë se gjithçka do të shkojë pozitivisht sepsee është një referomë shumë e rëndësishme”, u shpreh ambasadori. Sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar, ambasadori tha se debati për teatrin është politizuar. Ambasadori thekson se vendimet duhet të merren mbi bazën e një dialogu mes palëve.

“Italia është e pranishme nga ana kulturore dhe artitektura në Shqipëri. Debati për Teatrin Kombëtar jemi të mendimit se gjithçka është politizuar, mes një përplasje të mazhorancës dhe opozitës shqiptare dhe kur ka përplasje të tilla nuk ndihmojnë në një dialog të mirëfilltë referuar një situate të tille. Për Teatrin Kombëtar debati ka zgjatur për shumë kohë. Por besoj se nuk i përket një qeverie të huaj të hyje në çështje të tilla. Në një debat të tillë, nuk besoj se i përket një qeverie të huaj për të ndërhyre se çfarë duhet shembur dhe çfarë duhet ruajtur apo konservuar.  Kur vendimet merren është e rëndësishme që të jetë vendosur mes një dialogu të mirëfillte dhe të frytshëm mes palëve”, deklaroi ambasadori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME