Categories Lajme

Ademi i kërkon llogari Lleshajt për prishjet selektive dhe pa lajmërim të IKMT

Ditën e sotme është mbledhur Task-Forca për Turizmin në Prestige Resort. Mbledhja është zhvilluar me tone të larta, ku ka pasur përplasje me kryebashkiakëve dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kryebaskiakja e Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur, se IKMT në Shkodër po bën prishje selektive, ndërsa qytetarët nuk janë njoftuar më parë.

IKMT ka ardhur sot në Shkodër, dhe duhet të them se duhet që të njoftoheshin përpara. Unë kërkoj që të gjithë qytetarët duhet të veprohet njëlloj. Kam komunikime nga Shkodra, se për dikë veprohet dhe për dikë tjetër jo. Duhet vendim-marrja për të gjithmonë njësoj, për të mos shkaktuar qoftë konflikte në territor apo situata që janë të pa-menaxhuara. Aq më tepër që tani jemi në fillim të sezonit veror”, u shpreh Ademi.

Në përgjigje të shqetësimit të saj, Lleshaj u shpreh se IKMT ka përgjegjësi ligjore të bëjë prishjen, në koordinim me bashkitë. Ndër të tjera ai shtoi, se lajmërimet janë bërë nga autoritetet publike, ndërsa për këto raste interesi publik prevalon dhe nuk mund të negociohet.

Vlerësoj disa konstatime të zonjës Voltana Ademi. Prishjet janë një çështje, që kurrë nuk dëgjohet me kënaqësi. IKMT e ka përgjegjësi ligjore ta bëjë këtë, bashkë me bashkitë në koordinim. Besoj lajmërimet janë bërë, sepse ligji e parashikon këtë gjë. Edhe pse ata që kanë bërë ndërtime pa leje nuk kanë thënë, por besoj se IKMT e ka bërë njoftimin. Në rast se ndodh diferencimi, kushdo që bën të tilla gjëra do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit. Kush ka ndërtime pa leje, nuk duhet t’i ketë ato. Autoritetet shtetërore kanë marrë përgjegjësi shumë herë më të mëdha kur interesi publik ka kërkuar për të ndërhyrë për ndërtimet pa leje. Interesi publik prevalon dhe kjo punë nuk negociohet. Keni të drejtë të kërkoni një veprim të panegociueshëm dhe pa asnjë përzgjedhje. Nëse ka diferencim, ai që e bën këtë punë, duhet të bëhet gati mirë. Nëse ka ndërhyrje në plazhin X, do bëhet nga fillimi në fund. Ju ftoj të gjithëve në rast se keni të dhëna të tilla, t’i paraqisni në të gjitha kanalet e mundshme”, deklaroi Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME