Categories Lajme

Gjermania bën tjetër propozim, pritet vendimi i BE-së për mbylljen e kufijve me 160 shtete deri më 31 gusht

Ditën e sotme Qeveria Gjermane ka propozuar që mbyllja e kufijve të BE-së të shtyhet deri më 31  gusht, pavarësisht se deri më tani Gjermania pati njoftuar se kufijtë nuk do të mbahen të mbyllur pas 15 qershorit. Ndërkohë pritet vendimi i Bashkimit Europian  për propozimin e Gjermanisë. Qeveria gjermane po planifikon të zgjasë mbylljen e kufijve me 160 vende jashtë Bashkimit Evropia, përfshirë këtu edhe Shqipërinë deri më 31 gusht, pasi kombet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë kundër pandemisë koronavirus.

Sipas mediave të huaja mësohet  kabineti qeveritar dëshiron të marrë një vendim këtë të mërkurë, por përjashtime mund të bëhen vetëm për vende të cilat plotësojnë kriteret e duhura në kuadër të Covid-19. Mes vendeve europiane që do të lejohen të udhëtojnë janë, 26 vendet partnere të Gjermanisë në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar që largohet nga BE, si dhe katër vendet e zonës Shengen që nuk i nënshtrohen kontrolleve kufitare që nuk janë anëtare të BE-së: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Ndërkohë për  29 vende, anulimi do të bëhet më 15 qershor, për Spanjën dhe Norvegjinë më vonë, sepse kufizimet e hyrjes ende zbatohen atje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME