Categories Turizëm

Aderimi në Komisionin Ndërkombëtar të Eksplorimit Shkencor të detit Mesdhe/ Klosi: Mundësi për ekspertizë

“Aderimi në Komisionin Ndërkombëtar të Eksplorimit Shkencor të detit Mesdhe është një hapësirë e re për të ndërtuar në Shqipëri një filozofi të re atë të zhvillimit të një dege shumë të rëndësishme të turizmit, që është turizmi blu. Turizëm i cili afron për Shqipërinë një hapësirë krejt të re, një hapësirë që ka të bëjë me turizmin detar”, – deklaroi gjatë seancës së sotme plenare ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, në hapje të seancës së Kuvendit ku diskutohet projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe”.

Ai tha se, “ne jemi sot në kushte shumë të favorshme për të folur për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, jemi në kushte favorshme për të thënë se politikat e qeverisë së Edi Ramës, ndjekja në detaje e politikave për sektorë të caktuar të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit shqiptar na kanë sjell përfitime të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Jo vetëm është rritur numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë i cili këtë vit shkon mbi 6.5 milionë turistë të huaj, por ka rritur të ardhurat në ekonominë e vendit tonë. Ka patur mundësi të shtojë buxhetet e njerëzve të thjeshtë, të cilët punojnë për turizmin që kanë hotele, restorante dhe punishte të vogla”.“Kjo konventë na jep mundësi që të jemi së bashku me ekspertët më të mirë të fushës në atë sektor që siç e thash është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Në duam shumë të futemi në këtë botë të re të turizmit detar dhe në fakt para pak ditësh nëpërmjet punës së vazhdueshme të ndihmuar edhe nga forcat e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë të pastronim detin shqiptar jo vetëm në realitet por dhe në harta. Tashmë në hartat ndërkombëtare deti Mesdhe nuk është më një zonë e rrezikshme dhe pjesa shqiptare e detit Mesdhe, pra deti Adriatik dhe deti Jon përbën mundësi për t’i afruar strukturat që duan ta shfrytëzojnë këtë bregdet për më shumë turizëm”, – tha Klosi.“Ekspertët nga gjithë zona e Mesdheut mblidhen së bashku dhe përcaktojnë çfarë ne duhet të zhvillojmë në këtë industri të re për turizmin detar. Janë së bashku për të përcaktuar politika ekonomike dhe shkencore që të kemi atë çfarë edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përpiqet të realizojë, një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet zhvillimit intensiv të turizmit në gjitha mënyrat dhe turizmin detar në zonat e detit Mesdhe, por njëkohësisht të kemi një ekuilibër të qëndrueshëm edhe me mbrojtjen e vazhdueshme të mjedisit”, – përfundoi ministri Klosi. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME