Categories Sport

‘Adiós Barça’: Messi i dërgon ultimatum Barcelona FC

Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë, i ka dërguar ultimatum Barcelona FC, së paku kështu shkruajnë mediat spanjolle. Raportohet se është grindur edhe me bashkëlojtarin e tij në skuadër Mark Andre Ter Stegen. Ngjarjet e javës së kaluar kanë tronditur klubin vet së pari pastaj tifozët e shumtë në botë dhe ata në kataloni. Së pari ishin dy intervista të zakonshme që i bën një drejtor sportiv si Eric Abidal në Spanjë për revista sportive e do të mbeteshin të tilla sikur të mos reagonte Messi.

Reagimi mund të thuhet ishte i ashpër nga Messi që e kritikonte Abidal se duhej të jetë më i qartë kur përmend skuadrën e të flasë me emra kur ky i fundit kishte deklaruar se skuadra nuk e donte më në krye Ernesto Valverden, tani më trajnerin e shkarkuar. Pas këtij reagimi jo të zakonshëm të Messi, presidenti i klubit Bartomeu kishte organizuar një takim të mërkurën duke provuar të qetësoj gjakrat, por kjo nuk kishte shkuar siç ishte planifikuar.

Messi , shkruan gazeta spanjolle El Pasi, nuk është aspak në humor të mirë kohëve të fundit sa që gjatë stërvitjeve është kacafytur me portierin Ter Stegen, me të cilin janë grindur për një pasim të topit. Gjithashtu, El Chiringuito Tv njofton se presidenti i klubit Bartomeu e ka mbështetur drejtorin e tij sportiv Eric Abidal, dikur bashkë lojtar i Messi. Thuhet se tani Messi kërkon zgjedhje të reja për president klubi një vit para afati pas të cilave Bartomeu do të zëvendësohej, e me të edhe Abidal, e pastaj trajner në ekip do të vinte miku i tij dhe ish lojtari Xavi Fernandes.

Mediat mund të spekulojnë por kriza me të vërtetë mund të shndërrohet në katastrofë të vërtetë nëse me të vërtetë nuk qetësohen palët, pasi Lionel Messi ka klauzolë në kontratë që ia mundëson largimin si lojtar i rinë në fund të sezonit. E për më të mirin ndonjëherë ka vend tek ekipet e mëdha si PSG, Manchester City, Juventus. Vetëm për një ekip me siguri nuk do t’i shkonte mendja Messi, Real Madrid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME