Categories Politike

Si asnjëherë më parë: Numër rekord i grave në Qeverinë Kurti

Qeveria e re e Kosovës si asnjëherë më parë në historinë e saj, ka më shumë gra në detyra udhëheqëse. Gratë do të udhëheqin pesë nga 15 ministritë, dhe Kuvendin në Qeverinë Kurti. Si kurrë më parë në krye të Kuvendi të Kosovës do të jetë një grua, Vjosa Osmani. Gjithashtu, bashkë me të edhe Arbërie Nagavci do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e re e Republikës së Kosovës do t’i ketë pesë ministre gra, gjë që nuk ka ndodhur më parë, që kur Kosova është shpallur Republikë.

Ministret e reja të Qeverisë së Kosovës janë këto:

  1. Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë
    2. Hykmete Bajrami-Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit
    3. Rozeta Hajdari-Ministër i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike
    4. Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    5. Emilia Rexhepi-Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa, si e rrallë edhe kjo  në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës. Shumica e grave deputete siguruan ulëset në kuvend përmes votave të fituara, pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Në qeverinë kaluar të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e formuar në vitin 2017 dhe e cila numëronte 21 ministri, fillimisht ishin emëruar vetëm dy gra në poste ministrore, Dhurata Hoxha dhe Albena Reshitaj, kjo e fundit një vit më vonë kishte dhënë dorëheqje.

Kujtojmë, që pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është ajo e presidentes së Kosovës nga Atifete Jahjaga, nga viti 2011 deri në vitin 2016. Ndërsa, Kosova ka edhe amabadasore gra, që shërbëjnë në shtete të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME